Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar masat e emergjencës në furnizim të energjisë elektrike, gjatë një séance plenare të mbajtur të martën. Mes një sërë debatesh të nxehta, deputetët e Kuvendit të nuk kanë arritur ti japin dritën jeshile qeverisë Kurti, e cila ka propozuar dia vendime përballimin e krizës së furnizimit me energji elektrike. Pas votimit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk ka kuorum për t’u votuar ndërmarrja e masave emergjentr.