Numri i pensionistëve që u rikthyen në marrëdhënie pune u rrit me 40 mijë vetë brenda një viti. Shifra del nga të dhënat e INSTAT mbi tregun e punës për vitin 2024. INSTAT thotë se në total, numri i të punësuarve përgjatë vitit të kaluar arriti në 1 milionë e 177 mijë vetë. Nga këta, 1 milionë e 57 mijë ishin deri në 64 vjeç, ndërsa pjesa tjetër prej 120 mijë të punësuar është mbi këtë moshë.