Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimit Evropian mbetet e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm, shprehet ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, për marrëdhëniet Prishtinë-Beograd. Përmes një postimi në rrjetin social, X, Orav njoftoi se ka takuar të martën sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. “Përballë sfidave gjeopolitike, qëndrimi në rrugën drejt BE-së është vendimtar”, shkroi Orav në X.