Prokuroria e Posaçme ka shpërndarë në rrjetet sociale një reagim me një fjali të vetme. “SPAK vepron në mënyrë të pavarur dhe heton çështje bazuar në prova”, është deklarata e shkurtër, e publikuar paraditen e së premtes. Reagimi nuk shtjellon më shumë nëse i drejtohet ndonjë personi konkret, por ai vjen pak orë pasi kreu i Komisionet të Ligjeve, Ulsi Manja tha në Top Story se drejtësia e re është larg standardeve të BE-së dhe gjykatat po japin vendime pa u bazuar në prova.