Zëvendësministrja e Brendshme Romina Kuko ka dhënë detaje mbi procesin e regjistrimit në Akademinë e Sigurisë të studentëve ekselentë. Në një deklaratë për mediat, Kuko deklaroi se kandidatët mund të aplikojnë pranë drejtorive vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm. Zv ministrja tha se pas përfundimit të konkurrimit, renditja e aplikantëve fitues, sipas rezultateve të arritura do të bëhet në nivel qarku, ku ata kanë aplikuar, në bazë të kuotave të shpallura për konkurrim.