Të ardhmen e raportit mes Shqipërisë dhe Greqisë, kryeministri Edi Rama e sheh të transformuar në dy vende të barabarta ulur krah për krah në tryezën e Bashkimit Europian. Në panairin e punës në Greqi, Rama nënvizoi edhe njëherë ambicien që brenda vitit 2030 Shqipëria të marrë dritën jeshile nga Brukseli për anëtarësim.