Emërimi i drejtuesve politikë në qarqe, vijon të shkaktojë debat brenda Partisë Demokratike të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Një debat i tillë është zhvilluar edhe në degën e Partisë Demokratike të Lezhës, ku disa drejtues strukturash e anëtarë kryesie, janë shprehur kundër emërimit të Agron Gjekmarkajt si drejtues politik për Qarkun Lezhë, madje kundërshtimi ka shkuar deri aty sa kreu i grupseksionit Lezhë është shprehur se asnjë prej kryetarëve të seksioneve që ai drejton, nuk pranon të bëjë fushatë në Gjekmarkaj do të jetë në listë të mbyllur.