Pas krtikave të Richard Grenell për qeverinë Kurti që e konsideroi si jo të besueshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, drejt Uashingtonit udhëtoi presidentja Vjosa Osmani, e cila pati një takim me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për çështjet europiane dhe euroaziatike, Louis Bono. Gjatë takimit, Presidentja Osmani riafirmoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për të bashkëpunuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara, duke thelluar marrëdhëniet bilaterale.