Top News – Krishtlindje nën hijen e luftës…Mesazh i hidhur i Papës: Jo më bomba mbi shkolla
25/12/2024 12:03

Të krishterët në të gjithë botën festuan Krishtlindjet të mërkurën, nën hijen e luftrave, me një sulm të frikshëm mëngjesin e Krishtlindjes në Ukrainë nga Rusia dhe një avion pasagjerësh të rrëzuar në Kazakistan. E ndërsa lufta në gaza nuk po tregon shenja përfundimi, Papa Françesku bëri thirrje për paqe në Lindjen e Mesme në shërbesat e tij. Ai e shfrytëzoi meshën e tij të Krishtlindjes në Vatikan për të nxitur të krishterët të mendojnë për "luftërat, për fëmijët e vrarë, për bombat mbi shkolla apo spitale" pas një viti tjetër konfliktesh të furishme. Por ndërsa ai po fliste, Moska lëshoi shumë raketa dhe dronë në një përpjekje për të shkatërruar rrjetin e energjisë të Ukrainës. Ukraina i feston Krishtlindjet më 25 dhjetor që nga viti 2017, pasi më parë i festonte ato si fqinjët e saj ortodoksë, më 7 janar. Në vendlindjen biblike të Jezu krishtit, në qytetin e betlehemit, në bregun e okupuar perëndimor, festimet mes popullatës palestineze ishin të heshtura. Që nga fillimi i luftës në Gaza, Betlehemi e ka hequr pemën e tij gjigante të Krishtlindjes dhe dekorimet që zakonisht tërheqin turma turistësh, duke u kënaqur vetëm me disa drita festive. Patriarku latin, kryepeshkopi Pierbattista Pizzaballa, i tha një turme të vogël të martën se ai sapo ishte kthyer nga Gaza, ku "pa gjithçka të shkatërruar, varfëri, fatkeqësi"."Por unë pashë gjithashtu jetën -- ata nuk dorëzohen. Kështu që as ju nuk duhet të hiqni dorë. Asnjëherë." Rreth 1,100 të krishterë jetojnë në Gaza, me qindra të mbledhur në një kishë atje për t'u lutur për fundin e luftës.

Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47