Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme i Federatës Ruse ka akuzuar Serbinë se, “pavarësisht deklaratave se është neutrale”, po vazhdon të dërgojë municione në Ukrainë. Shërbimi i Inteligjencës ruse, gjatë një deklarate zyrtare më 28 maj, akuzoi disa kompani serbe industrisë së mbrojtjes, municionet e të cilave thuhet se kanë përfunduar në duart e ushtrisë ukrainase.