Prokuroria e Posamce antikorrupsion e cila vijon hetimet prej së martës, lidhur me operacionin policor që u shtri në kampin Manzë në Durrës, ka ngritur 4 akuza ndaj muxhahedinëve, të cilët të martën kundërshtuan forcat e policisë, që të ushtronin kontrolle brenda kampit. Organi i akuzës po heton për kryerjen e veprave penale, përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike, ndërhyrje në sistemet kompjuterike si dhe për keqpërdorim të pajisjeve.