Krimi brenda familjes ka tronditur Kosovën. Një efektiv policie në fshatin Gushtericë e Poshtme ka vrarë me armën e shërbimit vëllain e tij. Mediat në Kosovë raportojnë se autori është identifikuar si Milorad Subari, ndërsa viktima është vëllai I tij Dragisa Subaric. Policia konfirmon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15, ndërsa autori I krimit është dorëzuar. Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes raportohet se ka pasur një konflikt mes dy vëllezërve, I cili ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit. Menjëherë sapo janë regjistruar të shtënat është njoftuar policia e cila ka mbërritur në vendngjarje së bashku me grupin hetimor. Kanë qenë këta të fundit të cilët konfirmuan plagët në trupin e viktimës.