Ka ndërruar jetë 30-vjeçarja, Ardita Gashi, autore e vrasjes së dyfishtë në fshatin Majac të Podujevës. Po ashtu, më herë humbi jetën edhe nusja e xhaxhait të saj, Miradije Gashi, e cila nuk iu mbijetoi dot plagëve të marra. Sipas informacioneve paraprake, autorja e dyshuar e krimit ka ftuar në banesë të dashurin e saj, Ilaz Brahimin, ku më pas e ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur. Më pas, ajo ka qëlluar edhe drejt Miradije Gashit, duke i shkaktuar vdekjen.