Një sulm kibernetik me origjinë jashtë vendit, është bërë shkak për mbylljen e disa faqeve zyrtare qeveritare. Lajmi është dhënë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e cila bën me dije se për të përballuar sulmet janë detyruar të mbyllin sistemet qeveritare deri në neutralizimin e sulmeve armike.