Një krim i rëndë tronditi Kosovën mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 19:30 në Llapashticë të Podujevës ku një person është vrarë me breshëri plumbash brenda automjetit të tij. Viktima është identifikuar si Bashkim Spahiu, banor i fshatit Gllamnik, i cili është qëlluar për vdekje me breshëri plumbash teksa ndodhej brenda automjetit të tij. Sipas Policisë së Kosovës hetimet për këtë vrasje tashmë janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit. Autori i dyshuar i krimit është identifikuar si Arbër Havolli, por motivet e këtij akti të rëndë kriminal ende mbeten të paqarta. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.