Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u takua me ambasadorin Luigi Soreca. Në fokus të diskutimeve ishte rritja e bashkëpunimi me Bashkimin Europian në çështje që lidhen me sigurinë, migracionin luftën kundër krimit të organizuar si dhe mbështetjen e nevojshme në kuadër të programeve IPA. Ministri Balla deklaroi se javën e ardhshme do të zhvillohet në Tiranë një takim i ministrave të brendshëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, takim i cili paraprin Samitin e Tiranës. Pjesë e axhendës së ministrit Balla ishte edhe një takim me Koordinatorin Special të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Migracionin e Paligjshëm, Gjeneralin Stuart Skeates.