Gjykata e Shkodrës dha masën e sigurisë arrest me burg për Zyber Zagradin dhe Marjo Palin, dy personat e vetëm të arrestuar deri më tani për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Velipojë mbrëmjen e 19 gushtit. Dy të rintjë, 26 dhe 29 vjeç dyshohen se bashkëpunuan me dy vëllezërit, Gëzim dhe Edmi Frroku në vrasjen e Arsid Hoxhës dhe Ersild Ishmit. Zagradi, që mbeti i plagosur me plumb në këmbë gjatë përleshjes është kamarier në hotelin në pronësi të dy vëllezërve Frroku.