Pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, SPAK ka regjistruar 123 materiale kallëzuese që lidhen me krime zgjedhore, deri më datën 8 maj. Nga këto, 35 raste janë regjistruar tashmë si procedime penale dhe ndodhen në fazën e hetimeve. Sipas të dhënave zyrtare 22 kallëzime janë mbyllur me vendim për mosfillim të hetimit penal, 16 materiale janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore, 10 raste janë referuar për verifikim të mëtejshëm në Drejtoritë Vendore të Policisë, ndërsa 1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese.