Agjensia shtetërore e Kadastrës, e drejtuar nga Artan Lame është një nga institucionet me më shumë kallëzime penale e civile në prokurori e gjykata. Në 578 raste të korrupsionit të referuara pranë organeve proceduese, rezulton se numrin më të lartë të subjekteve të përfshira e mbajnë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Kadastrës. Së fundmi, në vëmendjen e mediave ka qenë Kadastra e Durrësit, ku sic dihet, është edhe një nga më problematiket. Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me raportin e Agjensisë së Kadastrës për zyrën e Durrësit. Në një postim në mediat sociale, Kim shkruan se tashmë priten hapa konkretë për të vënë përgjegjësit para drejtësisë.