Dy persona që ishin shpallur në kërkim ndërkomëbtar nga drejtësia italiane, njëri për trafik droge dhe tjetri për grabitje, u kapën këtë të enjte nga policia shqiptare. Njëri prej tyre, Taulant Agushi u arrestua në Pogradec, në kuadër të operacionit policor të koduar Agimi. Ky i fundit ishte dënuar nga gjykata e Torinos me 9 vite e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.