Top News – ‘Krime kundër popullatës civile’ / Kosovë, prokuroria speciale ngre aktakuzë në mungesë
23/12/2024 12:59

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të hënën se ka ngritur aktakuzë kundër një të dyshuari me iniciale V. N për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999. Sipas aktakuzës, ai dyshohet për vrasjen e dy personave si dhe plagosjen e një tjetri. Vepra dyshohet se u krye në qytetin e Suharekës, gjatë viteve 1998-99, së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe. Për shkak se i pandehuri është i pa arritshëm për organet e drejtësisë, Prokuroria thotë se janë “ plotësuar kushtet ligjore për ngritjen e aktakuzës në mungesë”. Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Kjo është aktakuza e dytë për krime lufte në mungesë e ngritur gjatë muajit dhjetor. Gjykimi i parë në mungesë për krime lufte pati nisur në nëntor të vitit 2023 në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Gjykimi mund të mbahet në mungesë të të akuzuarit dhe kjo mund të bëhet kur prokuroria dhe gjykata t’i kenë shtjerrë të gjitha mjetet për sigurimin e prezencës së të akuzuarit. Dhjetorin e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte thënë se ka ngritur gjithsej 33 aktakuza, që përfshijnë 89 persona, për krime lufte në Kosovë. Prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX). Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore. Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-'99 janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Top News – Me pistoletë me vete e makinë pa targa, kapet ‘gangsteri’ në Laç
04/04 13:58
Top News – Mesazhi në Instagram i kushtoi jetën e babait/ Detaje nga sherri në Vlorë
04/04 13:30
Top News – Vigjilja e Pashkës Katolike. Imzot Dodaj: Shqipëria ka nevojë për ndershmëri
04/04 13:29
Top Channel/ Thirrje për paqe në Pashkë, Arqipeshkvi i Shkodrës: Paqja nis nga familja dhe shoqëria
04/04 13:25
Top Channel/ ‘Të bëhemi ndërtues të paqes’/ Arqipeshkvi Giovani Peragine mesazh për Pashkën
04/04 13:23
Top News- Vigjilia e Pashkës Katolike, arqipeshkvi Giovani Peragine mesash për besimtarët
04/04 13:23
Top News- AKU bllokon 4 ton produkte bimore/ Gjobitet subjekti tregtar, u kap në shkelje
04/04 12:54
Top News- “Audi SQ8” dhe “BMW” me vlerë 120 000 euro, kapen në Tiranë, ishin vjedhur
04/04 12:49
Top Channel/ E rrahën pas sherrit online! Vlorë, 63-vjeçari shkoi për sqarim
04/04 12:40
Top Channel/ Ligji për kujdesin alternativ, Ministrja Sala: Fëmijët pa prindër do rriten në familje
04/04 12:26
Top Channel/ Mesazh politik në urimin e Pashkëve, Arjan Dodaj: Ndërgjegje reaguese ndaj korrupsionit
04/04 12:20
Top Channel/ Vidhnin makina jashtë shtetit dhe i trafikonin në Shqipëri, nën hetim 2 persona
04/04 10:40
Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59
Top Channel/ Sherr mes adoleshentëve në Shkodër, dy në spital me plagë thike
03/04 21:57
Top Channel/ Përjetimi i Udhës se Kryqit nga Jezu Krishti, besimtaret mblidhen në shesh
03/04 21:28
Top News- Sherr me thika mes të rinjve në Shkodër, dy të plagosur
03/04 21:10