Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca deklaroi se të gjithë blegtorët do të përfitojnë nga skema kombëtare e mbështetjes financiare të Qeverisë. Këtë vit kemi bërë një ndryshim. Kemi futur në mbështetje të gjithë blegtorët aplikantë në Skemën Kombëtare. Atë buxhet që kemi vënë në dispozicion për masën e blegtorisë, pavarësisht se sa do të ishte numri i aplikantëve, do të jenë përfitues të gjithë. Ne do t’i shkojmë listës deri në fund edhe nëse do të ulet masa e financimit për ndonjë nga fermerët, nuk do të ketë kufizim, disa poshtë apo jashtë listës, por përfitojnë të gjithë“.