Top News- Kreu i PD, Berisha i prerë: Nuk tërhiqemi nga denoncimet për ministrat e deputetët
17/01/2026 21:33

Dy dosje i kishte hapur kryetarit tonë. Dhe ia tërhiqte fijet siç donte, siç i interesonte. Ditën e thërriste në prokurori, natën i çonte Engjëll Agaçin dhe bënte pazaret në kurrizin tuaj. Pavarësisht nga kjo, ju nuk i dinit këto në atë kohë, por ju zgjodhët të drejtën, zgjodhët të vërtetën. Ju zgjodhët për të shpëtuar Shqipërinë, një Shqipëri me opozitë. Edhe kjo është zgjedhja më e madhe që keni bërë ju në jetë. Ju garantoj se ky është vendimi më i rëndësishëm që ju keni marrë. Për ata që besojnë në vlerat e lirisë. Dhe liria pa pluralizmin, pa opozitën e vërtetë nuk ekziston. Është një, është një nocion fiktiv. Por e thashë dhe njëherë, njerëz të pamposhtur, parti e pamposhtur. Çfarë kalvari kaluam, kaluam së bashku? Çfarë sulmesh më të pamerituara ndaj nesh? Çfarë izolimi më të thellë që mund të ketë provuar ndonjëherë? Ne që nxorëm Shqipërinë nga izolimi, u përpoqën të na izolonin pesë pashë nën dhe. Kjo është e vërteta, po ju nuk u mposhtët. Jo, nuk u mposhtët. Ku jemi sot? Sot, ne të cilët, thashë pra, dy vite më parë na u përpoqën të na izolojnë si kurrë ndonjëherë një forcë politike, jemi forca politike më e mbështetur në Europë. Janë 7 rezoluta nga tetori i 2024-ës në 5 dhjetor të 2025-ës, të cilat damkosin regjimin e Edi Ramës një lloj si regjimin e Venezuelës, si Maduro. Janë shtatë rezoluta të firmosura nga të gjitha partitë politike të botës, të qendrës së djathtë dhe të djathta. Partitë që qeverisin sot në vendet më të mëdha dhe më të lira, të cilat damkosin Shqipërinë si një narkoshtet. Edi Ramën si një autokrat, si një njeri që plaçkit qytetarët e tij, si një njeri që ka shtruar zgjedhjet në farsë elektorale. Lidhjet e tij të tmerrshme me kartelët e drogës. Pra, jo vetëm që dolëm nga izolimi i pamerituar, por arritëm të damkosim regjimin e Tiranës si një nga regjimet më të rrezikshme në Europë dhe në botë për sigurinë e Europës dhe për sigurinë më gjerë. Ju jeni dëshmitarë, jeni dëshmitarë. Për vite dhe vite ne denonconim narkoshtetin e Edi Ramës. Mallkime merrnim ne, ua them unë. Si ia nxjerr goja këtë fjalë, thonin lobistët e Edi Ramës. Po ne nuk u kthyem prapa. Ne mbronim interesat tuaja, sepse ajo, ai narkoshtet u mjeronte ju. Ato euro që kushtonin, 1 euro që kushtonte 135 lekë, zbriti në 96 lekë. Dhe mijëra prej jush, mijëra e mijëra punëtorë humbën vendet e punës se ndërmarrjet e eksportit u mbyllën. Ato euro helmi që vinin nga droga i rritën çmimet në stratosferë. Ato euro droge që vinin nga droga pakësuan me 30-40% paratë që ju vinin nga familjarët tuaj nga jashtë. Baronët e drogës u bënë të gjithëfuqishëm në të vendit. Emëronin deputetë, emëronin ministra, përcaktonin rezultate zgjedhjesh. Nuk mund të tërhiqeshim ne. Ne thonim të vërtetat dhe kjo na ka bërë ne të pamposhtur. Misioni ynë, misioni ynë është të mbrojmë interesin kombëtar me çdo çmim dhe pa u lëkundur kurrë.

Top Channel/ Berisha do ballafaqim me Ramën! Dosja “Partizani”, kreu i PD: Le të vijë…
06/04 12:24
Top Channel/ Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit
06/04 10:29
Top Channel/ Berisha: Ulja e akcizës, tallje. Nuk ka integrim në BE për shqiptarët
05/04 19:40
Top Channel/ Takimet e Ramës në njësinë 5, Braçe i revoltuar që nuk mori pjesë: Histori deliri
05/04 19:38
Top Channel/ “Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”, Berisha i përgjigjet Ramës për…
05/04 17:47
Top Channel/ Politika urim për Pashkët, mesazhet nga Begaj, Rama dhe Berisha
05/04 15:08
Top News – Urimet për Pashkën. Begaj, Rama e Berisha mesazhe për besimtarët
05/04 12:55
Top Channel/ Pashkët/ Rama bën urimin me videon e veçantë të krijuar nga Inteligjenca Artificiale
05/04 12:53
Top Channel/ Rama:Je dakord ti që unë të kem klonin tim? Ja si përgjigjet biotikistja në Flasim
05/04 10:57
Top News – ‘Korrupsioni, sëmundje e rëndë e trashëguar. Ne kemi rritur të ardhurat buxhetore’
05/04 10:24
Top News – ‘Fonde për fermerët e rinj’. Rama flet për skemën kombëtare të bujqësisë
05/04 10:24
Top News – Shtrenjtimi i naftës, Rama: Miratuam uljen e akcizës nëse çmimi shkon mbi 220 lekë
05/04 10:24
Top News – Kryeministri Rama prezanton nismën e qeverisë ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde’
05/04 10:24
Top News – ‘Bëjnë çmos, të mbulojnë punët me ziftin e dëshpërimit, baltën e urrejtjes’.
05/04 10:23
Top Channel/ ‘Ti je të dhëmbi i qenit’, Rama batuta në Flasim: Unë nuk kam më në dispozicion…
05/04 10:22
Top Channel/ Kryeministri Rama rendit ngjarjet më të rëndësishme të Javës
05/04 10:16
Top Channel/’Ruset janë shumë të bukura’ Rama batuta me studentin shqiptar që ka mbaruar në Moskë
05/04 10:13
Top Channel/ Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026, Rama: Lehtësim kushtesh dhe …
05/04 09:54
Top Channel/ Rama: Ekonomia jonë është fuqizuar shumë, 1 miliard të ardhura shtesë…
05/04 09:48
Top Channel/ Akciza e naftës, Rama:Do bëjmë të mundur që qytetarët të mos abuzohen, masa drastike…
05/04 09:45