Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të hënën se mund të mos ketë kurrë një vaksinë perfekte për COVID-19, dhe se rruga drejt normalitetit do të jetë e gjatë. Më shumë se 18 milionë njerëz në mbarë botën raportohet se kanë qenë të infektuar nga koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen COVID-19, dhe 688.080 kanë vdekur, sipas një raporti të agjencisë Reuters.