Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të mbrëmjes së të enjtes (09.01.2025). Spitali i Athinës, “Evangelismos” ku ndodhet i shtruar Janullatos, ka njoftuar se kryepeshkopi është intubuar dhe gjendja paraqitet kritike.