Në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve të Republikës, Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi ngriti shqetësimin sa i përket kërcënimeve që po u bëhen gjyqtarëve për shkak të funksionit. Për këtë, Sadushi kërkoi reagim të menjëherhëm ndaj të gjitha sulmeve të padrejta e të vazhdueshme ndaj gjyqtarëve.