Kreu I një organizate kriminale turke është arrestuar këtë ët shtunë në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet në Turqi për disa vepra të rënda penale, ndër to tentativë vrasjeje. Arrestimi i 44-vjeçarit turk, i identifikuar si Umit Oncu, u arrit si rezultat i punës operacionale të Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, si dhe i bashkëpunimit të ngushtë me homologët turq. Në këtë mënyrë u bë I mundur finalizimi I operacionit policor të koduar ‘Multiple’