Gjykata e Apelit të Janinës është shprehur pro ekstradimit të Laert Haxhiut drejt vendit tonë. Burime nga Ministria e Brendshme, e cila po ndjek rastet e ekstradimeve të personave me rrezikshmëri të lartë dhe korrupsion, i konfirmuan Top Channel se Gjykata e Apelit të Janinës ka dhënë vendim pozitiv për ekstradimin e Laert Haxhiut.