Krerët institucionalë të Kosovës i kanë uruar Shteteve të Bashkuara të Amerikës 244-vjetorin e pavarësisë. Presidenti Hashim Thaçi tha se populli i Kosovës është përjetësisht falënderues për “mbështetjen amerikane në kohërat më të vështira dhe për përkrahjen e vazhdueshme në rindërtimin e vendit tonë”.