Qytetarët dhe bizneset po i drejtohen çdo ditë e më shumë kredive në banka, për të mbuluar shpenzimet e tyre. Në 218 faqe raport, Banka e Shqipërisë ka depozituar në Kuvend, një panoramë të plotë të situatës ekonomike në vend, ku bien në sy fitime rekord në sektorin bankar për shkak të kredive të qytetarëve.