Qytetarët dhe biznese u janë adresuar institucioneve financiare jobanka me kredi në para të thata, ose për kryerjen e blerjeve online, apo fizikisht nëpër dyqanet. Aktualisht një pjesë e mirë e bizneseve janë të ndërlidhura me institucionet mikrofinanciare duke u ofruar klientëve të tyre produkte në këmbim të pagesave me këste vetëm me kartë identiteti. Por, këto lehtësi kërcënojnë të kthehen në bumerang për sektorin. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë ka vendosur që të ndërhyjë duke kufizuar numrin e kredive në të njëjtën kohë si për bizneset, ashtu edhe për individët.