Kërkesa e qytetarëve për kredi bankare është rritur ndjeshëm, çka tregon nevojën në rritje për financim. Po i njëjti trend vihet re edhe në vendet e tjera të Ballkanit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia për individë është rritur mesatarisht me 15 për qind në gjashtë mujorin e dytë të vitit 2024, krahasuar me një vit më parë, duke prekur nivelet më të larta të shfaqura në pesë vitet e fundit.