Kryeministri Edi Rama zbuloi në podkastin e kësaj të diele punën e qeverisë për një program të ri mbështetjeje për bizneset. Programi, siç tha Rama, do të mbështesë financiarisht sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, që të zgjerojnë aktivitetin e tyre, por që për mungesë financimi janë në kushtet e pamundësisë financiare. rama - “Jemi duke punuar për një program të ri, që unë e kam nxitur dhe besoj që shpejt do dalim në një konkluzion që është pikërisht një program për të mbështetur nivelin tjetër të ambicies së atyre që kanë hedhur një bazë dhe që janë në kushtet kur për arsye pamundësie financiare mundi t’i kenë gati gjërat, por nuk e bëjnë dot hapin tjetër dhe vazhdojnë të përpiqen të krijojnë kushte financiare”, Rama sqaroi se instrumentet e financimit do të jenë përmes kredive, ku qeveria do të dalë garante. Ky program tha ai, synon të lehtësojë aksesin në financim për bizneset e vogla dhe të mesme, si dhe të ofrojë një zhvillim të ri për ndërmarrjet shqiptare.