Hapen kuotat për punonjësit e administratës publike që mund të përfitojnë kredi me interes 0 për qind. Pas ndryshimeve në ligjin për stehimin social, qeveria miratoi 300 kuota për kreditë e lehtësuara për administratën publike gjatë vitit 2023. Kategoritë përfituese janë mjekët e sistemit shëndetësor publik, punonjësit e Policisë së Shtetit dhe ushtarakët e Forcave të Armatosur. Secila nga kategoritë ka 100 kuota përfituese.