“Ndihma e Qeverisë së SHBA synon të ndihmojë Shqipërinë të forcojë institucionet demokratike dhe shtetin e së drejtës; promovimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike me bazë të gjerë; dhe integrimin e vendit në strukturat evropiane dhe euroatlantike”. Kështu është shprehur Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një komunikate, të publikuar pak para vizitës zyrtare të Sekretarit Antony Blinken në Tiranë, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë partnerë me Shqipërinë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe për të përmirësuar qeverisjen transparente dhe gjithëpërfshirëse.