Mbi 25 milionë lekë do të kushtojnë zgjedhjet e pjesshme lokale për kryebashkiakun e Kukësit. Në një konferencë me gazetarët, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi u shpreh se gjithçka është gati, teksa nga ana tjetër, theksoi se po pritet nga PD të plotësojë numrin e komisionerëve të saj.