Platformat online të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u sulmuan kibernetikisht përpara zgjedhjeve të 11 majit. Ky është pohimi i Komisionerit, Ilirjan Celibashit dhënë gjatë një konference për shtyp këtë të enjte. “Nga të dhënat që kemi, rezulton se një pjesë e madhe e këtyre sulmeve nuk kanë qenë sulme diletantësh, por kanë qenë të organizuara dhe të stofistikuara”.