Edhe pse nga 1 shtatori në Kosovë janë hapur aplikimet për certifikimin dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, partitë politike ende nuk e kanë ndërmarrë veprime konkrete pranë KQZ. zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për Kosovapress se afati I fundit është 11 dhjetori ndërsa kërkoi nga të gjitha subjektet që të dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve.