Dy ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lista Serbe ka dorëzuar një ankesë në PZAP kundër vendimit të këtij institucioni për mosmiratimin e listës së kandidatëve të saj. Përfaqësuesi I Listës Serbe, Igor Simiq, përmes një deklarate për media, e ka cilësuar vendimin e KQZ si të paligjshëm, anti-serb dhe diskriminues, dhe se ky institucion ka mohuar 42.759 vota të serbëve, duke u munduar të pengojë komunitetin serb të zgjedhë përfaqësuesit e tij.