Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar në lidhje me vendimin e Komisioit Qendror të Zgjedhjeve, për mos miratimit të listës së kandidatëve për deputetë të Listës Serbe. Sipas ambasadës amerikanë, ky vendim është “në kundërshtim me të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur në mënyrë demokratike përfaqësuesit e tyre”. “Çdo përpjekje për të shkelur këtë parim bazë minon partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, u shpreh një zëdhënës i Ambasadës.