Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, sipas të cilave Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës 22, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 ulëse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjashtë deputetë, Lista Serbe nëntë ulëse dhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit me një deputet.