Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi koalicionin opozitar ‘Bashkë Fitojmë’ për të marrë pjesë në zgjedhje, por ashtu si një vit më parë, pa Partinë Demokratike të drejtuar nga ish-kryeministri Berisha. Por krahas kësaj, Celibashi përkundër vendimit të marrë më herët prej tij, këtë të shtunë ligjëroi vendimin e Komisionit të Ankesave e Sanksioneve, duke regjistruar Partinë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar.