Lista Serbe ka njoftuar se do të ankohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), një ditë pasi Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës (KQZ), nuk e certifikoi për pjesëmarrje në ë e 9 shkurtit. Kreu I Listës Serbe, Zllatan Ellek u shpreh se vendimi i KQZ-së, është jodemokratik dhe kundër serbëve. “Pres një vendim të qartë që do të hedhë poshtë këtë vendim absurd, antiserb dhe jodemokratik të [Albin] Kurtit", tha Ellek.