Katër parti të reja që garuan në zgjedhjet e 11 majit, kanë përfituar një shpërblim financiar që në total shkon në vlerën 12.7 milionë lekë të reja. Vendimi është marrë nga Komisioni Qendror I Zgjedhjeve, pasi 4 partitë në fjalë nuk kanë përfituar fonde publike paradhënie për fushatën zgjedhore, e për këtë arsye do të përfitojnë kompensimin paszgjedhor.