Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi do të kërkojë nga Këshilli i Ministrave, zgjatjen e afateve të dokumenteve të identifikimit, pasi rreth 800 mijë votues jashtë vendit i kanë ato të skaduara. Deklarata u bë gjatë konferencës së kësaj të hëne me gazetarët, ndërsa zbuloi edhe disa nga dakordësitë e arritura mes PD e PS.