Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon kohën maksimale për t’u përgatitur për zgjedhjet parlamentare të pranverës së vitit të ardhshëm duke i propozuar Presidentit Bajram Begaj datën 11 maj. E njëjta datë është propozuar nga Partia Socialiste. Sipas parashikimeve të kodit zgjedhor, zgjedhjet mbahen ditë të diel nga 15 prilli deri në 15 maj.