Komisioni Qendror Zgjedhor i është përgjigjur përmes një letre kërkesës së Partisë Demokratike që kërkonte informacion për ecurinë e punës në lidhje me vendosjen e kamerave monitrusenë qendrat e votimit dhe të numërimit të votave. Në përgjigjen e saj, KQZ-ja sqaron se është duke bërë vlerësimin për kostot financiare të këtij projekti si edhe aspekte të tjera teknike. “Përdorimi i kamerave monitoruese është në vëmendjen tonë. Do të kalojmë për miratim aktet normative përkatëse, kohë e caktuar për draftim. Ky aspekt i përgatitjes së zgjedhjeve sikundër janë identifikimi elektronik i zgjedhësve, votimi dhe numërimi përmes përdorimit të sistemeve dhe pajisjeve të teknologjisë së informacionit, projekti për votimin e migrantëve, ndërtimi i platformave për veprimtarinë e institucioneve publike dhe për financimin e fushatës janë në proces realizimi ”, thuhet në shkresën e KQZ ku i kthehet përgjigje selisë blu dhe pretendimit të ngritur nga numri dy i saj, Gazment Bardhi .