Partitë politike në vend janë dënuar me gjobë pasi kanë shfaqur pasaktësi në raportet e tyre financiare gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Partia Socialiste ka shpenzuar tre herë më shumë se maksimumi në këtë fushatë, ose 167 milionë lekë nga 55 milionë që është niveli i lejuar. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve caktoi gjobën në masën 5 milionë lekë, sikurse parashikon Kodi Zgjedhor.