Pesë ditë para zgjedhjeve të pjesshme lokale në Kukës, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve testoi pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve. Në total janë 45 946 zgjedhës me të drejtë vote që do i drejtohen kutive të votimit më 24 shtator. Në zgjedhjet lokale të 14 majit, votuan 23 mijë e 729 zgjedhës.