Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar grupin e parë të subjekteve politike prej 11 subjektesh, me gjithsej 606 kandidatë për deputetë për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Mes 11 subjekteve politike të miratuara, pjesë janë Lëvizja VV, PDK-ja, Lidhja Demokratike e Kosovës, etj. Sipas zyrës për regjistrim certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike, asnjë nga kandidatët e partive politike nuk bie ndesh me ligjin. Nga këta kandidat, LVV-ja përmban 69 kandidatë për deputetë burra dhe 41 gra. Ndërsa PDK dhe LDK përmban 72 kandidatë për deputetë burra dhe 38 gra.